Foto: Reuters

Bill Clinton: Rusët dhe FBI, fajtorë për humbjen e Hillary Clinton

20 Dhjetor 2016 - 08:58      

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka votuar për bashkëshorten e tij Hillary si pjesëtar i Kolegjit Elektoral të New Yorkut më 19 dhjetor, dhe më pas ka fajësuar “rusët” dhe FBI-në për humbjen e saj ndaj Donald Trumpit në zgjedhjet e 8 nëntorit.

“Ajo ka luftuar kundër të gjithave. Dhe, ajo ka mbijetuar kundër të gjithave, por në fund u përfshinë rusët dhe FBI dhe ajo nuk mund t’ia dilte kundër tyre”, ka thënë ai, transmeton rel.

Clinton javën e kaluar ka thënë se ai beson që Rusia është përgjegjëse për ndërhyrjen kibernetike dhe publikimin e e-maileve të brendshme të demokratëve dhe dokumenteve për dëmtimin e fushatës zgjedhore të bashkëshortes së tij.

Ai gjithashtu iu ka referuar një njoftimi të FBI-së vetëm 10 ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit se po e rihapte hetimin për e-mailat e Clinton.

Hillary Clinton, gjatë javës së kaluar ka thënë se sulmet kibernetike ishin hakmarrja e presidentit rus, Vladimir Putin për kritikat e saj gjatë zgjedhjeve ruse të vitit 2012.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...