Të shtëna me armë zjarri afër ambasadës amerikane në Turqi

20 Dhjetor 2016 - 08:16      

Ambasada amerikane dhe konsullatat e saj në Turqi do të mbahen të mbyllura pasi një person i është afruar ambasadës në Ankara dhe ka shtënë me armë zjarri.

Ambasada ka thënë se personi që ka gjuajtur me armë rreth orës 3:50 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale, është paraburgosur nga policia.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu, ka raportuar se personi i paraburgosur ka nxjerrë një pushkë gjahu të fshehur nën pallton e tij dhe ka shtënë tetë herë. Ai më pas është ndaluar nga stafi i sigurisë së ambasadës.

Nuk raportohet për të lënduar në këtë incident, që ka ndodhur disa orë pasi ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov është vrarë në një galeri arti në Ankara, nga një polic turk që nuk ishte në detyrë.

Krahas ambasadës amerikane në Ankara, edhe konsullata amerikane në Stamboll dhe ajo në qytetin jugor turk, Adana gjithashtu do të mbahen të mbyllura më 20 dhjetor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...