Erdogani i telefonon Putinit pas vrasjes së ambasadorit

19 Dhjetor 2016 - 19:41      

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin të hënën për të ndarë informacionet në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, ka thënë një zyrtar turk, raporton Reuters.

Më herët, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova u tha gazetarëve se ambasadori, Andrei Karlov, kishte vdekur pasi u qëllua për vdekje nga një person i armatosur në një galeri arti në kryeqytetin turk, transmeton Koha.net.

Mediat në Turqi kanë publikuar fotografinë dhe emrin e personit që qëlloi për vdekje ambasadorin rus në Turqi.

Mevlut Mert Altintash, 22 vjeçar, shtiu ndaj Andrei Karlov nga prapa së paku pesë herë derisa diplomati po mbante një fjalim në një galeri arti në Ankara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...