19 Dhjetor 2016 - 17:57
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se ai do të udhëtojë drejt Moskës gjatë kësaj jave për të nënshkruar blerjen e gjashtë aeroplanëve MiG 29, transmeton REL.
Sipas tij, blerja e këtyre aeroplanëve bëhet “për të ruajtur lirinë dhe sovranitetin tonë”.
Megjithëse Serbia është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian, Beogradi ka rritur bashkëpunimin edhe me aleatin e saj sllav, Rusinë. Analistët vlerësojnë se Moska ka rritur përpjekjet e saj propagandistike që ta mbajë Serbinë larg perëndimit.
Tensionet në rajon janë rritur sidomos pas raportimit të përpjekjeve për grusht shtet nga Serbia dhe nacionalistët rusë kundër qeverisë pro perëndimore të Malit të Zi, shtet ky që ka rritur përpjekjet t’i bashkohet NATO-s.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...