Foto: Reuters

Miratohet rezoluta e re për Sirinë në OKB

19 Dhjetor 2016 - 17:47      

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në mënyrë unanime e ka miratuar sot rezolutën, e cila i lejon OKB-së të monitorojë operacionin e evakuimit në Halep.

Franca, hartuesja e rezolutës ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme që të evitohen krime të mëdha nga forcat siriane.

Rezoluta e miratuar në Këshillin e përbërë nga 15 shtete, bënë thirrje që OKB dhe institucione të tjera të monitorojnë evakuimin në Halepin lindor ndërsa aty thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, duhet urgjentisht të konsultohet me qeverinë e presidentit sirian, Bashar al Assad dhe palët e tjera rreth sigurisë së monitoruesve që do të vendosen afër Halepit, raporton REL.

Ministri i jashtëm francez, Jean Marc Ayrault ka thënë se miratimi nga të gjitha palët i rezolutës është vetëm hapi i parë dhe se të gjitha palët, veçanërisht Assadi dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani duhet ta implementojnë menjëherë atë.

Rezoluta kërkon nga të gjitha palët që menjëherë dhe pa kushte të lejojnë qasje për OKB dhe partnerët e saj në ofrimin e ndihmave humanitare dhe kujdesit mjekësor.

Votimi i rezolutës është bërë në kohën kur po zhvillohet evakuimi i civilëve nga Halepin lindor, nga zona e vetme që vazhdon të mbetët nën kontrollin e rebelëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...