19 Dhjetor 2016 - 16:00
Zgjatja e sanksioneve është bërë deri më 31 korrik 2017 pasi liderët e vendeve të BE-së e dhanë aprovimin e tyre për këtë në një samit të javës së kaluar.
“Këshilli i ka zgjatur sanksionet ekonomike që kanë cak sektorë të caktuar të ekonomisë ruse deri më 31 korrik, 2017”, thuhet në një komunikatë të Këshillit të BE-së.
Sanksionet kanë cak sektorët financiar, atë të energjisë dhe mbrojtjes si dhe materialeve që mund të përdoren për qëllime industriale dhe ushtarake.
Javën e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, i kanë dhënë përkrahje zgjatjes së sanksioneve.
Ata e kanë fajësuar Moskën se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së arritur në Minsk, në shkurtin e vitit të kaluar përmes së cilës duhej dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.
Rusia akuzohet se përkrahë separatistët që kontrollojnë një pjesë të Ukrainës lindore.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...