19 Dhjetor 2016 - 14:03
Jeffery ka dy vite që kërkon lëmoshë në “Michigan Avenue”. Ai thotë se rruga është për të e vetmja mundësi për të përballuar jetesën dhe, në kushtet e një moti të tillë, nuk i mbetet veçse të shpresojë në mbështetjen e njerëzve.
“Dal nga ora 8 e mëngjesit dhe e shoh akullin që ka vënë shtresë. Më duhet të qëndroj këtu, sepse vetëm kështu mund të siguroj paratë për ushqim e për nevoja të tjera. Edhe nëse e ke një strehë, ajo është vetëm gjysma e betejës, sepse që të jetosh, të duhet dhe të hash”, tha Jeffery, i pastrehë.
Shumica e strehave për të varfrit në këtë zonë janë plot dhe të gjesh një vend të ngrohtë ku të fusësh kokën nuk është edhe aq e thjeshtë.
“Ka një sistem lotarie këtu, tërheq një numër dhe nëse nuk është ai i duhuri, nuk hyn dot brenda. Kështu që mbetesh jashtë nëpër rrethina”, tha i pastrehu Jeffery.
“Kur bën kaq ftohtë sa tani, numri i njerëzve që vijnë në qendrën tonë shtohet ndjeshëm, sepse rruga kthehet pastaj në një çështje jete apo vdekjeje. Sot për shembull, këtu do të flenë gati 800 vetë, ndërsa vaktet e ushqimit që shërbejmë në ditë janë rreth 2.000”, tha Phill Kwiatkowski, drejtor i një qendre strehimi.
Pushteti lokal e ka shkurtuar së fundi buxhetin e tij për qendrat e asistencës, ndaj shumë prej këtyre institucioneve iu duhet tani të kërkojnë përkrahjen e komuniteteve të zonës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...