Shumica e firmave greke në Bullgari janë fantome

19 Dhjetor 2016 - 13:29      

Nga gjithsej 14 mijë firmat e themeluara me kapital grek në Bullgari, në praktikë funksionojnë vetëm rreth 3.000 derisa të gjithë të tjerët janë fantome, bëri të ditur gazeta e Athinës “Katimerini”, duke iu referuar një hulumtimi të zbatuar nga Universiteti në Bristol.

Gazeta thekson se numri i firmave të reja greke në Greqi ka filluar të rritet që para krizës financiare në Greqi në vitin 2008, por se shënohet rritja e tyre drastike pas vendosjes së masave të kursimit në vend dhe forcimin e kontrolleve financiare.

Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar në Bullgari kryesisht ishin të pranishme banka greke dhe kompani ndërtimore, por në vitet e fundit, numri i firmave të sapoformuara në vendet, pronarë të së cilëve janë grekë, merr karakter të “rrjedhës së kapitalit”, vlerëson “Katimerini”.

Gazeta thekson se pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë të hapura në Bullgari me qëllim që pronarët e tyre grekë ta shmangin pagesën e tatimeve të mëdha në Greqi.

Sipas hulumtimit të Universitetit në Bristol, numri i firmave greke në Bullgari prej rreth një mijë në vitin 2016, këtë vit është rritur në mbi 14.000.

Nga to, vetëm një e katërta realisht punojnë në Bullgari, përderisa të tjerët janë vetëm firma fantome. Madje 67 për qind e biznesmenëve grekë të cilët kanë firma në Bullgari, pranojnë se arsyeja kryesore që e kanë zhvendosur kapitalin e tyre është që të mund ta shpëtojnë biznesin e tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...