19 Dhjetor 2016 - 13:00
Prokurori shtetëror Eduardo Almaguer deklaroi se policia ka pranuar një informatë se persona të armatosur janë parë se si lëvizin me kamionçinë në qytet, dhe gjatë kontrollit në bagazh gjetën pesë kufoma në thasë.
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e pesëfishtë deri më tani janë arrestuar dhjetë të dyshuar, kurse Almaguer tha se disa janë konfiskuar edhe disa automjete në afërsi të qytetit Guadalajara.
Në vijim është identifikimi i trupave si dhe hetimet në lidhje me rastin.
Veprimtaritë më të zakonshme kriminale në shtetin meksikan Jalisco janë të lidhura me kartelet lokale të drogës “New Generation Jalisco”.
Ishin anëtarët e këtij grupi të cilët në prillin e vitit të kaluar, kryen sulmin ndaj një autokolone të policisë dhe vranë 15 policë, kurse në maj të këtij viti rrëzuan një helikopter ushtarak, duke vrarë gjashtë ushtarë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...