Ish-presidenti izraelit i dënuar për përdhunim, lirohet nga burgu

19 Dhjetor 2016 - 10:06      

Ish-presidenti izraelit, Moshe Katzav, i cili ishte dënuar me shtatë vjet burg që prej vitit 2011 për përdhunim, mori dje një falje të dënimit që do t’i mundësojë të lirohet, theksoi avokati i tij.

“Vendimi i komisionit për lirimin e tij është i justifikuar duke i dhënë fund një procesi të gjatë gjyqësor”, konfirmoi avokati i tij, Me Tzion Amir, deklaratat e të cilit u publikuan nga radio ushtarake izraelite.

Prokurori kërkoi gjithashtu një afat prej një javë për të studiuar mundësinë për të apeluar vendimin e komisionit për lirimin e tij.

“Kur Moshe Katzav mësoi lajmin për lirimin e tij të parakohshëm, shpërtheu në lot”, konfirmoi avokati i tij.

Katzav u shpall fajtor në fund të vitit 2010 për përdhunim kundër dy bashkëpunëtoreve të tij në kohën kur mbante postin e ministrit të Turizmit në vitet 1990.

I detyruar për të dhënë dorëheqjen në korrik të vitit 2007 si pasojë e akuzave kundër tij, ai u burgos më 7 dhjetor 2011 në burgun e Maasiyahu në Ramleh, pranë Tel-Avivit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...