19 Dhjetor 2016 - 10:00
Fabrice Leggeri theksoi se rreth 180.000 mijë kanë mbërritur nga Turqia dhe Mesdheu Lindor, ndërsa rreth 170.000 përmes itinerarit të Mesdheut Qendror, nga Libia dhe Egjipti.
Bëhet fjalë për një rënie të ndjeshme të shifrave në krahasim me vitin 2015, kur në “kontinentin e vjetër” mbërritën mbi 1 milion emigrantë.
Kreu i Frontex-it theksoi se marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë ka ulur dukshëm numrin e emigrantëve që vijnë nga Lindja, por emigracioni nga Afrika Veriore është rritur me 30 për qind.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) shpalosi muajin e kaluar një raport, ku konfirmohej se 4.646 persona kanë humbur jetën gjatë kalimit të Mesdheut në vitin 2016, që është 1.000 më tepër sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...