BE dhe Ukraina forcojnë lidhjet politike dhe tregtare

19 Dhjetor 2016 - 09:54      

Bruksel, 19 dhjetor – Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës takohen sot për të diskutuar progresin në lidhjet politike dhe komerciale.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe kryeministri ukrainas, Volodimir Groisman do të diskutojnë reformat e deritanishme të politikës, sigurisë, bashkëpunimit ekonomik dhe sovranitetit territorial të vendit.

Takimi, siç transmeton atsh, vjen pas dy vendimeve në samitin e javës së kaluar të BE-së në favor të Ukrainës, përkatësisht një kompromis në një marrëveshje asociimi dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kievin si dhe zgjerimin e sanksioneve ekonomike të Rusisë për rolin e saj në lindje të Ukrainës.

Udhëheqësit e BE-së ndihmuan në ruajtjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë midis bllokut dhe Ukrainës, por duke përcaktuar në mënyrë konkrete se marrëveshja nuk e vendos ish-republikën sovjetike në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...