Bie numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2016

19 Dhjetor 2016 - 08:29      

Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon.

Një grup ndërkombëtar për lirinë e shtypit tha se numri i gazetarëve të vrarë në punë ka rënë në vitin 2016, krahasuar me nivelet rekorde të viteve të mëparshme.

Në raportin e lëshuar të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se së paku 48 gazetarë janë vrarë nga 1 janari deri më 15 dhjetor të vitit 2016, krahasaur me 72 të vrarë më 2015.

Komiteti, megjithatë, shtoi se është duke hetuar vdekjet e së paku 27 gazetarëve të tjerë, për të përcaktuar nëse ato kanë qenë të lidhura me punën.

Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon, tha se është lajm i mirë që më pak gazetarë janë vrarë në vitin 2016, por shtoi se gazetarët që mbulojnë luftërat vazhdojnë të vriten në një “shkallë jashtëzakonisht të lartë”.

Në vitin 2016, Siria ka mbetur vendi më vdekjeprurës në botë për gazetarët, për të pestin vit me radhë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...