Kroaci: Arrestohen bullgarët, bartnin afganë të helmuar e pa vetëdije

18 Dhjetor 2016 - 17:58      

Dhjetëra migrantë, kryesisht nga Afganistani janë dërguar në një spital në Kroaci pasi policia e ndaloi një furgon që bartte 67 persona.

Policia kroate ka arrestuar dy shtetas bullgarë që dyshohet se bënin trafikimin e tyre, raporton Reuters.

Furgoni që kishte tabela britanike të regjistrimit, është ndaluar në autoudhën në mes të kufirit Serbi – Slloveni të shtunën në mbrëmje, gjatë një kontrolli rutinor të trafikut.

42 migrantë janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa disa prej tyre janë trajtuar për helmim me karbon monoksid. Shumica kanë qenë shumë të rinj në moshë, kryesisht nga mosha 15 deri në moshën 20 vjeçare.

“Disa prej tyre kanë qenë pa vetëdije, disa kanë filluar të kthejnë kur janë gjetur nga policia. Ata ishin në gjendje serioze, të dehidruar dhe duket sikur nuk kishin ngrënë që pesë ditë”, ka thënë Milan Kujundzic, ministri kroat i shëndetësisë për agjencinë e lajmeve, HINA.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...