
18 Dhjetor 2016 - 13:13
Evakuimi i Halepit lindor i pushtuar nga rebelët është bllokuar këtë javë për shkak të kërkesave nga forcat pro-qeveritare që t’i lejohet ikja edhe një grupi të personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor në fshatrat al-Foua dhe Kefraya, që janë të rrethuara nga kryengritësit.
Televizioni shtetëror sirian ka raportuar gjithashtu se është arritur një marrëveshje mes qeverisë dhe rebelëve për të evakuuar njerëzit nga Halepi lindor në këmbim të evakuimit të njerëzve nga al-Foua dhe Kefraya, dy fshatra të rrethuar nga kryengritësit.
Sipas televizionit al-Ikhbariya, rreth 1,200 civilë do të evakuohen fillimisht nga Halepi lindor dhe një numër i ngjashëm nga dy fshatrat.
Porsa të evakuuari nga fshatrat të kenë mbërritur sigurt në zonat qeveritare, luftëtarët e Halepit dhe pjesëtarë të familjeve të tyre do të lejohen të largohen në këmbim të turmave të njerëzve të po ikin nga al-Foua dhe Kefraya.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...