Foto: EPA

Sulm vetëvrasës në Jemen, së paku 30 ushtarë të vdekur

18 Dhjetor 2016 - 13:04      

Në Jemen raportohet se një sulmues vetëvrasës e ka shpërthyer një xhaketë të mbushur me eksploziv në qytetin jugor port të Adenit, duke vrarë së paku 30 ushtarë dhe lënduar shumë të tjerë.

Zyrtarët thonë se sulmi i 18 dhjetorit e ka pasur cak një turmë me ushtarë që kanë qenë duke pritur në rend për të marrë rrogat, në afërsi të bazës ushtarake, Al Sawlaban, transmeton rel.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë, mirëpo ky rast ndodhi tetë ditë prej një sulmi të ngjashëm me bombë ndaj një baze i kryer nga grupi militant, Shteti Islamik.

Në këtë sulm janë vrarë 48 ushtarë.

Qyteti Aden kontrollohet nga grupe besnike ndaj qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit, Abu Rabbu Mansu Hadi.

Ato e kanë përkrahjen e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite, në luftën kundër rebelëve Huthi dhe aleatëve të tyre, të cilët e kontrollojnë kryeqytetin, Sana dhe pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor.

Konflikti në mes të qeverisë së presidentit Hadi dhe rebelëve shiit që deri më tash ka marrë jetën e 7 mijë njerëzve dhe ka zhvendosur mbi 3 milionë të tjerë është shfrytëzuar nga Al Kaida dhe Shteti Islamik për të rritur praninë e tyre në këtë shtet. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...