18 Dhjetor 2016 - 09:30
Fytyrat e njerëzve në qytetin e lindjes ia kishin mbushur mendjen se Siria ishte para eksplodimit. Nëna, vëllai dhe motrat me familjet e tyre po prisnin sipas traditës me tryezën plot. Ai po u sillte një paralajmërim.
“Erdhën të gjithë dhe i kryem të gjitha ceremonitë e natyrshme familjare, dhe unë u thashë: Ky popull ka me eksplodu”, kujton siriani Alhamo vizitën e fundit para se Siria të përfshihej nga vala e “Pranverës arabe” në marsin e vitit 2011 me protestat e para paqësore në Daraa para se regjimi t’ua kthente tytat e armëve demonstruesve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qyteti-gërmadhë
Nëna nuk donte t’i besonte parashikimit të të birit. Nënë Eminja lutej që të ruhej stabiliteti politik në Siri nga frika se mund ta pësonin civilët si në luftën e fundit të Irakut dhe në luftërat e gjysmës së dytë të shekullit njëzet në Lindje të Mesme.
“Thashë: Nanë, unë i vërejta prej taksisë fytyrat e njerëzve se ishin në depresion. Nuk pashë asnjë një njeri duke qeshë. Krejt ishin të mërroltë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...