
18 Dhjetor 2016 - 08:02
Në ditën kur këto forca e morën përfundimisht nën kontroll gjithë Halepin, pasi kryengritësit u pajtuan të largohen nga qyteti në kuadër të një marrëveshjeje armëpushimi, bota virtuale u vërshua nga mesazhe të ngjashme lamtumire të halepasve, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Halepi po e jep frymën e fundit”. “Masakrat po transmetohen live në mediat sociale. Nuk mund të themi se nuk e kemi ditur”, janë vetëm disa nga mesazhet e postuara këtë të martë në “Twitter”.
“Pse kjo heshtje? Njerëzit po eliminohen”, ka shkruar Abdulkafi Alhamdo, një aktivist në Halep dhe mësues i anglishtes, për të vazhduar: “Ky është mesazhi i fundit. Faleminderit për të gjitha. Kemi ndarë shumë momente bashkë. Është ky një mesazh nga një baba i emocionuar. Lamtumirë #Aleppo”.
Këta qytetarë të thjeshtë bënë që me anë të fotografive dhe videove të postuara, bota ta shohë mjerimin nëpër të cilin po kalon një popull. Fëmijë të përgjakur e të përlotur, pleq të mbuluar nga pluhuri i ndërtesave të rrënuara prej bombave, prindër që përqafojnë fëmijët e tyre tanimë të pajetë, karvanë njerëzish që ikin drejt së panjohurës. Këto fotografi që u përhapën me shpejtësi nëpër rrjetet sociale – Facebook e Twitter - përlotën botën... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...