Foto: Reuters

Gruevski: Nuk e pranojmë rishikimin e vullnetit zgjedhor të votuesve

17 Dhjetor 2016 - 21:01      

VMRO-DPMNE nuk do të njohin rishikimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve dhe mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve, tha sonte Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij para mbështetësve, të cilët janë mbledhur para selisë së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

KSHZ-ja të premten, pas një ankese, anuloi rezultatet e zgjedhjeve në një qendrën votimi Gostivar dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qytet. Rivotimi në qendrën e votimit me vetëm 800 votues në Gostivar mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, për shkak se rezultati është shumë i ngushtë, 51:49 në favor të VMRO-DPMNE-së.

Gruevski pohoi se Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së lëshoi një shpallje, ku thuhet se KSHZ-ja në seanca që zgjasin për ditë të tëra, sjellë vendime të paligjshme me qëllim të shmangies së vullnetin zgjedhor të popullit.

“Ne kemi informacion se disa faktorë të huaj ndërhyjnë në punën e KSHZ-së”, tha Gruevski para mijëra mbështetësve, raporton KP.

Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve dhe nuk do t’i njohë rezultatet.

“Ne nuk do të lejojmë Zaevin për të formuar një qeveri me një vullnet të falsifikuar të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Gruevski, duke iu referuar udhëheqësit të socialdemokratëve, Zoran Zaev.

Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk do të lejojë funksionimin e institucioneve me një vullnet të falsifikuar dhe pa legjitimitetin e qytetarëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...