17 Dhjetor 2016 - 10:59
Ndërkohë, përkrahësit e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi, VMRO DPMNE, kanë vazhduar protestat e tyre përpara selisë së KSHZ-së.
Komisioni tha se do të shqyrtojë ankesën e LSDM-së gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që kryetari i Komisionit, Aleksandar Cicakovski tha se “në këtë mbledhje do të përgatiten të gjitha vendimet për t’i dorëzuar ato”.
Ankesat e mbetura janë refuzuar nga anëtarët e komisionit, me përjashtim të dy që janë tërhequr nga LSDM-ja.
Përkrahësit e VMRO-DPMNE sërish, si edh enjë natë më herët, janë mbledhur përpara selisë së KSHZ-së për, siç thonë, të mos lejuar që të “vidhet fitorja e partisë në pushtet”.
Ata kanë kënduar këngë dhe kanë brohoritur slogane partiake dhe për Maqedoninë dhe kanë hedhur fishekzjarrë dhe gjësende të tjera mbi ndërtesën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Me të përfunduar të mbledhjes së KSHZ-së, anëtari i VMRO-DPMNE, Dime Spasov tha se do të vazhdojnë të “qëndrojnë përpara KSHZ-së dhe se nuk do të ikin nga askush”.
Protestuesit thonë se do të vazhdojnë protestat deri sa KSHZ, të mos e verifikojë rezultatin zgjedhor.
Në bazë të një rezultati paraprak të publikuar partia e Gruevksit VMRO-DPMNE ka fituar dy vende në Parlament më shumë se ajo e Zoran Zaev, LSDM, në opozitë, respektivisht 51 deputetë me 49 syresh.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...