Presidenti i Filipineve tregon se sa persona ka vrarë, por s’e di me nga sa plumba

16 Dhjetor 2016 - 23:18      

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i konfirmoi BBC-së se ka qëlluar për vdekje tre persona, derisa ka qenë kryetar i qytetit Davao.

“Kam vrarë tre... Nuk e di se sa plumba nga arma ime kanë hyrë në trupat e tyre. Kjo ka ndodhur dhe nuk mund të gënjej”, tha Duterte.

Deklarata erdhi disa orë pasi zëdhënësi i tij mohoi se Duterte ka vrarë dikë personalisht.

Kundërthëniet kanë nisur qysh të mërkurën në Zyrën e Presidentit.

Duterte i ka thënë një grupi të udhëheqësve biznesorë se në Davao ka vrarë personalisht “vetëm për t'i treguar policisë se nëse ai mund ta bëjë, përse nuk mund ta bëjë policia”.

Duterte ka qenë kryetar i Davaos për dy dekada. Gjatë asaj periudhe, ai ka fituar reputacionin për shtypje brutale të krimit.

Duterte, i cili është zgjedhur në muajin maj president i Filipineve, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me këtë substancë.

Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prejse ai është zgjedhur më 9 maj.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...