16 Dhjetor 2016 - 11:58
Më 15 shtator, Prokuroria Speciale Publike ka ngritur aktakuzë kundër Gruevskit, Janakieski dhe tre personave të tjerë, të cilët akuzohen për urdhërimin e dhunës në Komunën Qendër, transmeton Lajm i Shkupit. Gjithashtu, padi është ngritur edhe për 9 persona të tjerë, të akuzuar se kanë kryer krimin e porositur nga kreu partiak në korrik të vitit 2013.
Sipas PSP-së, i dyshuari kryesor, Nikolla Gruevski, është porositës i dhunës, ndërsa Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve të partisë të bëjë presion dhe dhunë ndaj kryetarit të Qendrës, Andrej Zhernovski, dhe këshilltarëve në Komunën Qendër.
Seanca fillimisht ishte paraparë që të mbahet më 21 nëntor, por u prolongua pikërisht për t’u mbajtur sot, më 16 dhjetor. Rastin në fjalë e udhëheq gjykatësja Tatjana Mihailova, e cila që nga fillimi i dhjetorit është ushtruese e detyrës Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1. Në rast të shpalljes fajtor për të gjitha pikat e akuzës, Gruevskit i kanoset burg deri më 3 vite vlerësojnë avokatët.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...