Vrasësin e bardhë amerikan të 9 zezakëve mund ta presë dënimi me vdekje

16 Dhjetor 2016 - 11:36      

Personi, Dylann Roof, është dënuar dje për vrasjen e nëntë besimtarëve zezakë në një kishë historike në Çarlston të Karolinës Jugore, që e kishte pranuar atë në studimet e saj për Biblën.

Juria amerikane shpalli se supremacisti i bardhë është fajtor për vrasje, ndërsa muajin e ardhshëm do të vendoset nëse ai do të dënohet me vdekje.

Dylann Roof, 22 vjeçar, u ka thënë agjentëve të agjencisë FBI se dëshironte ta kthente segregacionin ndërmjet të bardhëve dhe zezakëve ose ndoshta ta fillonte një luftë racore me vrasje.

Gjatë pranimit të tij para FBI-së, Roof tha se i ka kryer vrasjet pas kërkimeve “të krimeve të zezakëve kundër të bardhëve” dhe e kishte zgjedhur kishën pasi aty rreziku për të ishte i vogël.

I dënuari Dylann Roof i tha gjyqtarit se dëshironte të vepronte si avokat i tij gjatë fazës së hetimeve penale. Ai, po ashtu, ballafaqohet me dënim me vdekje në proces gjyqësor të ndarë në gjykatën shtetërore për akuza për nëntë vrasje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...