15 Dhjetor 2016 - 20:30
Duke i cituar dy zyrtarë të lartë, NBC News ka raportuar se inteligjenca e re “tregon se Putin personalisht ka udhëhequr se si materiali i hakerëve nga demokratët amerikanë të rridhte dhe të përdorej”.
Raporti i rrjetit NBC News u bë në periudhën kur kundërthëniet për dëshminë e përzierjes së Rusisë janë shtuar, pas vlerësimit të agjencisë CIA, se synim i Moskës ishte për t’i ndihmuar kandidatit republikan, Donald Trump, për ta mundur demokraten, Hillary Clinton, në zgjedhjet e 8 nëntorit.
Donald Trump doli fitues në zgjedhje. Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, u tha sot gazetarëve se Kremlini komsideron se raporti është “marri qesharake”, ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.
“Marritë qesharake nuk mund të kenë bazë”, tha Peskov.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka vlerësuar se raporti është “budallallëk”.
Raporti i rrjetit NBC News thotë se inteligjenca kishte ardhur nga burime diplomatike dhe spiunët që punojnë për aleatët e Shteteve të Bashkuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...