Kroacia me pesë kërkesa për Serbinë, bllokada në BE e vetmja zgjidhje

15 Dhjetor 2016 - 14:59      

Deputetja kroate në Parlamentin Europian Ruzha Tomashiq, pohon se Beogradi nuk është i gatshëm të zgjidhë çështje të hapura me Zagrebin në nivelin bilateral. Për këtë arsye, ka thënë ajo, Kroacia nuk ka zgjidhje tjetër pos për ta bllokuar Serbinë në negociatat e saj për anëtarësim në BE, transmeton Koha.net.

Në një bisedë për agjencinë serbe të lajmeve tanjug, ajo ka treguar se cilat janë kërkesat për plotësim të Kroacisë në mënyrë që Serbia të marrë pëlqimin për hapjen e kapitujve për procesin e mëtejmë negociues me BE- në.

Këto janë kushtet që Zagrebi i ka vënë Beogradit:
Të sigurojë të drejta për minoritetin kroat ashtu si i ka minoriteti serb në Kroaci,
Të zgjidhë çështjen e të zhdukurve,
Të kthejë arkivin e spitalit të Vukovarit,
Të kthejë trashëgiminë kulturore të grabitur,
Të shënojë llogoret e luftës për civilët kroatë dhe mbrojtësit në territorin e tyre.

E, ajo vetë thotë se nuk hamendet fare që të kërkohet dëmshpërblimi i luftës.

"Lufta është zhvilluar në Kroaci, në territorin e Kroacisë dhe Kroacisë i është bërë jashtëzakonisht shumë dëm e këtë Serbia përfundimisht duhet ta pranojë ", ka thënë Tomashiq .

“Serbia deri më tash nuk ka treguar dëshirë që shpejt dhe në mënyrë efikase të zgjidhë asnjë nga këto çështje dhe Kroacia nuk ka zgjidhje tjetër pos të bllokojë negociata te saj”, ka përfunduar ajo. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...