Gjermania ka filluar deportimin e azilkërkuesve

15 Dhjetor 2016 - 13:48      

Gjermania e ka nisur deportimin e azilkërkuesve pas masave energjike të kërkuara nga kancelarja, Angela Merkel, për shpejtimin e trajtimit të kërkesave për azil në këtë vend.

Sot, sipas rel, janë deportuar mbi 30 afganët e parë.

Avokatët e refugjatëve kanë thënë se aeroplani me të deportuarit në bord është larguar nga aeroporti i Frankfurtit derisa qindra protestues kanë demonstruar kundër deportimit.

"Për shkak të rrugës për në Evropë, kam humbur gjithçka. Të gjithë e duan vendin e tyre, edhe unë e dua vendim tim, por çfarë duhet të bëjë në Afganistan? A duhet t’i bashkohem talibanëve apo DAESH-it (Shtetit Islamik)?", është shprehur i zemëruar, Mati Ullah një nga afganët e deportuar pasi e kanë kthyer në Kabul.

Gjermania ka pranuar 890 mijë migrantë gjatë vitit të kaluar, kryesisht afganë, sirianë dhe ata nga Iraku.

Berlini ka shpejtuar procesin e azil, përfitues të të cilit mund të jenë sirianët e ikur nga lufta, por jo banorët e shteteve të Ballkanit që janë larguar nga varfëria në shtetet e tyre.

Afganët gjenden në mes të dy këtyre grupeve, disa prej të cilëve konsiderohen se vijnë nga zona më të sigurta dhe disa të tjerë nga zona jo të sigurta të Afganistanit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...