Pentagoni mund ta sulmojë armatimin e konfiskuar nga IS-i

15 Dhjetor 2016 - 08:20      

Pentagoni ka thënë se mund të sulmojë armatimin që grupi Shteti Islamik e ka konfiskuar kur e rimorri nën kontroll qytetin sirian, Palmira sepse kjo përbënë rrezik për forcat amerikane në rajon.

Lejtnant Gjenerali i ushtrisë amerikane, Stephen Townsend ka thënë më 14 dhjetor se armatimi i konfiskuar nga IS-i, me gjasë përfshinë automjete të blinduara, armatim dhe ndoshta edhe pajisje të mbrojtjes ajrore apo armatim tjetër të rëndë.

Ai ka thënë se shpreson që Rusia dhe Siria do e rimarrin së shpejti Palmirën dhe të neutralizojnë kërcënimin, por ka shtuar se SHBA-të janë të gatshme të sulmojnë nëse kjo është e nevojshme.

“Thjeshtë, çfarëdo që ata kanë konfiskuar paraqet kërcënim për koalicionin, por ne mund dhe duam t’i menaxhojmë ato kërcënime. Unë besoi që do të kemi mundësi t’i sulmojmë ato pajisje dhe vrasim atë (militantin e IS-it) që do e përdor së shpejti”, ka thënë Townsend.

Ai ka shtuar se Rusia dhe Siria do e kenë më shumë idenë se kush është në atë zonë dhe janë në pozitë më të mirë që të eliminojnë kërcënimin që u shpërfaqë kur IS-i e rimori nën kontroll qytetin gjatë fundjavës.

“Ne nuk arrijmë të dallojmë njërin palë prej tjetres. Pra, ne nuk arrijmë të themi se kamioni apo ndonjë automjet tjetër i blinduar po përdoret nga ndonjë ushtar i regjimit, i Rusisë apo luftëtar i ISIL-it (Shteti Islamik)”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...