Miratohet qeveria e re italiane, kryeministër Gentiloni

14 Dhjetor 2016 - 20:30      

Paolo Gentiloni e ka siguruar mbështetjen e parlamentit italian për miratuar qeverinë e re nga Senati.

Ish kryeministri, Mateo Renzi ka dhënë dorëheqje javën e kaluar pasi e ka humbur referendumin për reformat kushtetutese të propozuara nga ai.

Në përpjekje për të shmangur një krizë të thellë politike, presidenti italian i ka kërkuar Gentilonit, atëkohë ministër i jashtëm, që të krijojë një kabinet të ri qeveritar.

Të martën, Gentiloni e siguroi përkrahjen e dhomës së ulët të parlamentit, ndërsa sot e ka marrë edhe miratimin e dhomës së lartë.

Pas votimit, kryeministri italian, ka premtuar se do të vazhdojë reformat kushtetuese të nisura nga paraardhësi i tij, Renzi.

Por, reforma që më parë nga investitorët konsiderohej si shenj se Italia më në fund do të përballet me një mori problemesh, tani sipas analistëve duket vështirë e realizueshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...