Gjykata tuniziane lejon martesën e 13-vjeçares shtatzënë me një 20-vjeçar

14 Dhjetor 2016 - 18:55      

Në një gjykatë tuniziane është miratuar martesa e një vajze 13 vjeçare me një të afërm të saj 20 vjeçar, pasi që ai e la atë shtatzënë. Një veprim i tillë ka shkaktuar një konflikt midis organizatave të atij vendi që merren me të drejtat e fëmijëve.

Martesa mes vajzës nga rajoni veriperëndimor i Kefit dhe vëllait të vëllait të saj biologjik u zhvillua në prani të prindërve të tyre, pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta për të ndaluar një gjë të tillë, transmeton Koha.net.

Gjyqtari duke u mbështetur në një nen të Kodit Penal tunizian i cili përcakton se përderisa marrëdhënia seksuale me një vajzë nën 15 vjeç pa përdorimin e forcës dënohet me gjashtë vjet burg, fajtori mund të ndalojë procedurat e dënimit duke u martuar me viktimën dhe morri një vendim të tillë.

"Tunizia ishte një nga vendet e para në rajon që ka ratifikuar traktatet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat e fëmijëve. Megjithatë ky ligj nuk është ndryshuar. Dhe është e drejtë e gjykatës të vendosë nëse duhet aplikuar apo jo një ligj i tillë”, tha gjyqtari në fjalë.

Martesa me “përdhunues”

Një grup i organizatave joqeveritare kanë mbajtur një protestë jashtë gjykatës, për të protestuar vendimin e marrë nga kjo gjykatë. Ata kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur zemërim ndaj “miratimit të një martesë në mes të një fëmijë 13-vjeçar dhe përdhunuesit të saj”.

Ata i bënë thirrje qeverisë për të mbrojtur vajzën shtatzënë dhe për të siguruar se ajo do të vazhdojë shkollimin e saj.
Ministria për Çështje të Grave, Familjeve dhe Fëmijëve në Tunizi lëshoi një deklaratë duke thënë se është thellësisht e shqetësuar nga vendimi, duke shtuar se ata janë përpjekur që të anulojnë një martesën të tillë "për hir të interesave të fëmijës".

Ata gjithashtu i bënë thirrje parlamentit të vendit për të përshpejtuar procedurat e miratimit të një projektligj për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Projektligji u propozua në vitin 2014, por është ende në pritje për tu diskutuar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...