14 Dhjetor 2016 - 14:32
Tajani në zgjedhjet brenda grupit PPE-së ka fituar kundër kandidatëve si irlandezi Mairead McGuinness, sllovaku Alojz Peterle dhe francezi Alain Lamassoure.
Ndërkohë Presidenti i PE-së, Martin Schulz, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikandidojë për herë të 3-të për këtë post. Ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.
Tajani, 63 vjeçar i cili do të garojë për kreun e PE-së më 17 janar të vitit 2017 është pjesë e Forca Italia, partisë së Silvio Berlusconit.
Ai ka ushtruar edhe detyra të tjera në BE si, Komisioneri i Transporteve dhe Industrisë. Tajani është pjesë e PE-së që prej vitit 1994, ndërsa ka qenë zëvendëspresident që prej vitit 2014.
Lideri i grupit parlamentar të PPE-s, Manfred Weber, i ka dërguar një letër anëtarëve të këtij grupimi duke ju kërkuar atyre votën për Tajanin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...