Nga nesër në Maqedoni në qarkullim kartëmonedhat 200 e 2.000 denarësh

14 Dhjetor 2016 - 11:07      

Nga nesër, më 15 dhjetor, në Maqedoni do të lëshohen në qarkullim kartëmonedhat në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh, ndërsa do të tërhiqen nga qarkullimi kartëmonedhat prej 5.000 denarësh.

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton se vendimi për lëshimin e kartëmonedhave në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh ka dalë nga nevoja e shqyrtuar reale për ribalancimin e strukturës ekzistuese të vlerave të kartëmonedhave në qarkullim.

“Struktura ekzistuese e vlerave të kartëmonedhave të cilat janë në qarkullim prej 8 shtatorit 1996 deri më sot nuk ka pësuar ndryshime dhe vendosja e këtyre kartëmonedhave të tjera paraqet ndryshimin e parë që zbatohet pas periudhës 20-vjeçare. Ky vendim është sjellë në bazë të hulumtimeve dhe analizave të faktorëve ekzistues, me ç'rast u përcaktua se ekzistojnë nevoja reale për vendosjen e dy kartëmonedhave të reja. Vendosja do të mundësojë rritje të ofertës së kartëmonedhave të cilat janë në dispozicon gjatë kryerjes së transaksioneve me para të gatshme, ndërsa si efekt sekondar pritet balancimi i kërkesës për denominime të caktuara”, sqarojnë nga BPRM.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...