
14 Dhjetor 2016 - 09:59
Një video ku një qytetar i moshuar nga Aleppo tregon gjendjen tragjike përpara godinave të rrënuara si pasojë e bombardimeve të regjimit të Asadit, është publikuar në rrjetet sociale.
Qytetari i Aleppos në video thotë: “Ne po vdesim në Aleppo! Jemi të uritur. Po na priten fëmijët. Gratë tona janë rrënuar. Nuk na ka mbetur asnjë gjë. Ku jeni? Ej ju që na dëgjoni, kini frikë nga Allahu! O ju arabë! O ju muslimanë! O ju njerëz të krijuar nga Allahu! Ku jeni? Ne po vdesim! Ne po na presin! Nuk na ka mbetur asnjë gjë! Nuk kemi ujë! Kush të na dëgjojë të na shpëtojë!”.
Sipas disa regjistrimeve audio të ardhura në redaksinë e AA-së thuhet se shumë kufoma ende nuk janë lëvizur në vendet ku militantët shitë dhe forcat e regjimit kanë vrarë pas marrjes nën kontroll nga opozitarët.
Fatima, qytetarja e Aleppos që arriti të dërgojë këtë regjistrim shpjegon në këtë mënyrë pamundësinë e popullsisë në Halep: “Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju. Ju puth nga duart, ju lutem bëni diçka! Kufomat në rrugët e Aleppos po na djegin mushkëritë. Ju lutem, ju puth duart! Ju lutem na shpëtoni nga kjo gjendje ku jemi futur. Këtu është e mbushur me kufoma. Për hir të Zotit vihuni në lëvizje!”.
Ndërkohë edhe një tjetër familje ka dërguar një regjistrim në mesin e britmave të fëmijëve.
Ammar, një nga fëmijët e kësaj familjeje thotë: “Avionët na godasin që prej mëngjesit. Nuk ka spitale! Kufomat e fëmijëve janë në rrugë. Nuk kemi ilaçe! Nuk kemi ushqim!”.
Ndërkohë një tjetër fëmijë vajzë, Selma, flet në një zë regjistrimi: “Na nxirrni që këtej për hir të Allahut! Na shkatërruan! Bashari na vrau! Ju lutem na ndihmoni! Ju lutem na nxirrni që këtej!”.
Në sulmet e organizuara nga regjimi i Asadit, Rusia dhe militantët shitë të cilët përkrahen nga Irani në Aleppo të paktën 1.071 persona kanë humbur jetën në 28 ditët e fundit dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...