13 Dhjetor 2016 - 22:49
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin e konfirmoi marrëveshjen të martën para një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas Kombeve të Bashkuara, ka njoftime se forcat qeveritare në Siri kanë vrarë të paktën 82 civilë në katër lagje të ndryshme të Alepos. Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Rupert Colville, tha në Gjenevë se njoftimet është e vështirë të verifikohen. Ai tha se nuk është e qartë se kur mund të kenë ndodhur me saktësi vrasjet.
"Mënyra e vetme për të sqaruar dyshimet se në Aleppo mund të jenë duke u kryer krime masive një akt hakmarrjeje ndaj personave të larguar, apo që janë kapur, qofshin luftëtarë, apo civilë, është që gjendja të monitorohet nga grupe të jashtme, si Kombet e Bashkuara, përfshirë stafin tonë dhe Komisioni i Hetimeve për Sirinë, Kryqi i Kuq, ose disa trupat të tjera neutrale ndërkombëtare.”- tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar paralajmëroi të martën se në Alepon Lindore ka me mijëra civilë “të cilët nuk kanë asnjë vend të sigurtë ku të shkojnë”. Komiteti i bëri thirrje personave të përfshhrë në luftime që t’i mbrojnë ata.
Thirrja vjen ndërsa forcat e Presidentit Bashar al Assad kryen një ofensivë për rimarrjen e disa lagjeve në Alepon lindore, që janë ende nën kontrollin e forcave rebele.
Shumë civilë po largohen, disa prej tyre duke ndjekur luftëtarët rebelë në lagjet që ata ende mbajnë, por shumica shkojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria në Alepon perëndimore.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë 24 orëve të fundit, 13 mijë e 346 civilë janë larguar nga lagjet nën kontrollin e forcave rebele.
Organizata me qendër në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, tha se muajin e kaluar në territorin nën kontrollin e forcave rebele janë vrarë të paktën 415 civililë, mes tyre 47 fëmijë dhe se qindra të tjerë janë plagosur.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...