Mbrojtja kërkon lirimin e Ratko Mlladiqit

13 Dhjetor 2016 - 18:43      

Mbrojtja e gjeneralit serb, i akuzuar për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, kërkoi të martën para trupit gjykues të Tribunalit të Hagës lirimin e tij.

Ditën e fundit të argumenteve mbyllëse në gjyqin e Mlladiqit në Hagë, avokati i tij mbrojtës Dragan Ivetiq tha në gjykatë se i vetmi vendim i drejtë dhe i saktë është një lirim nga akuzat për shkak të faktit se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë fajësinë e tij.

Mlladiq është i akuzuar për krim të organizuar dhe persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri më 1995, transmeton KP.

Ai për vite të tëra i ka ikur drejtësisë, duke u fshehur në Bosnje dhe në Serbi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...