Britanikët alarmojnë Ballkanin: Raketat bërthamore ruse do zhvendosen në Serbi

13 Dhjetor 2016 - 15:18      

Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë , pas një ftesë nga kryeministri i saj, shkruan sot e alarmuar britanikja “Daily Star”.

Sipas deklaratave zyrtare, ministri i Jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë.

“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi, citon Lajmipress ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore do të raketave “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike.

Tashmë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vjenës.

BE-ja po shqyrton nga ana tjetër ta afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk e fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.

“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë.

Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...