Foto: Reuters

Ndërsa takohen Merkel e Hollande, Evropa bëhet gati për një vit vendimtar

13 Dhjetor 2016 - 14:20      

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Francois Hollande u takuan sot në Berlin për të diskutuar planet e tyre për samitin e kësaj jave të liderëve të Bashkimit Evropian duke qenë se Evropa po përgatitet për atë që mund të jetë një vit i trazuar.

Ashtu siç është rasti me takimin e krerëve të BE-së që është vendosur të zhvillohet të enjten në Bruksel, bisedimet e sotme mes Merkelit dhe Hollande në Berlin do të kenë një axhendë të mbushur me shqetësimet urgjente ndërkombëtare.

Kjo përfshin krizën në Siri, lidhjet BE-Turqi dhe planet e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Por, tema më e ndjeshme gjatë takimit të Merkelit me Hollande në Berlin do të jetë një varg i zgjedhjeve të rëndësishme kombëtare, vitin e ardhshëm, në Evropë, përkatësisht në Francë, Holandë dhe Gjermani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...