I ftohti mbërthen SHBA-në

13 Dhjetor 2016 - 12:31      

Që nga dhjetori i vitit 2013, në Shtetet e Bashkuara këtë e kanë cilësuar si dimrin më të acartë.

Dëbora e madhe dhe temperaturat e akullta kryesisht në pjesën qëndrore dhe perëndimore të vendit kanë reduktuar masivisht lëvizjet e njerëzve. Rrugët kanë ngrirë, shumë shkolla janë mbyllur po ashtu edhe qindra fluturime janë anuluar në Çikago. Siç transmeton TCh, disa fluturime që u zhvilluan janë raportuar se kishin përjetuar rreziqe të mëdha.

Sipas shërbimit kombëtar meteorologjik bora në Çikago ka arritur në nivelin 25 cm, në Miçigan 28 cm dhe ne Minesota trashësia e saj arrin në 24 cm.

Stuhia e akullt tani është nisur për në verilindje të SHBA-së. I cilësuar si i ftohti i arktikut ai mendohet se do të zgjasë. Temperaturat ekstremisht të ulëta vijnë pas një nga periudhave më të ngrohta që vendi ka përjetuar ndonjëherë, si pasoje kjo direkte e ngrohjes globale që është përjetuar anë e mbanë botës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...