Daçiq s’e frenon urrejtjen: “E mjerë BE-ja ku fjalën kryesore e ka Kroacia”

13 Dhjetor 2016 - 11:06      

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke sqaruar para medieve serbe moshapjen e Kapitullit 26, që ka të bëjë me arsimin e kulturën, ka zbrazur vrer kundër Kroacisë, duke mallkuar edhe Bashkimin e Europian “ku fjalën kryesore e ka Kroacia”.

“Mjerë BE-ja ku Kroacia e ka fjalën kryesore”, është shprehur Daçiq, transmeton Koha.net.

“Nuk mund ta besoj se si një BE e fuqishme nuk mund të ndikojë në Kroacinë dhe Bullgarinë sa i përket Kapitullit 26. Vlerat e BE-së shkelën çdo ditë në Kroaci, por të presim...” , ka thënë Daçiq në TV publik të Serbisë, RTS.

“Nuk bëhet më fjalë për veprimet një qeverie të caktuar por për një atmosferë antiserbe. As kjo Qeveri i Kroacisë nuk e ka ndryshuar kursin e tillë ndaj Serbisë. Edhe Bullgaria kishte rezerva të caktuara rreth Kapitullit 26, por është lehtë që në Kushtetutë të shkruarsh se nuk ke pakica kombëtare, siç ka bërë Bullgaria, e pastaj flet për pakicën e vet në Serbi”, ka thënë Daçiq.

Siç është shprehur ministri i Jashtëm serb “BE duhet të ketë kujdes rreth asaj që e bën tërheqëse” si dhe që ta di se Beogradi me gjithë përcaktimet e veta eurointegrues asnjëherë nuk do të krijojë nga Serbia “shtet antirus”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...