Numër rekord gazetarësh të burgosur, në Turqi një e treta

13 Dhjetor 2016 - 08:40      

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se “përndjekja e paprecedent” e mediave në Turqi, pas përpjekjes për grushtet në muajin korrik, ka rritur numrin e përgjithshëm të gazetarëve të arrestuar në nivele të papara.

Organizata me seli në Nju Jork tha se më 1 dhjetor, në gjithë botën, prapa grilave kanë qenë 259 gazetarë, përfshirë së paku 81 në Turqi.

Kjo, si[pas REL, thuhet të jetë shifra më e lartë prejse Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka nisur numërimin vjetor më 1990.

Kina, e cila ka pasur më së shumti gazetarë të arrestuar në vitin 2014 dhe 2015, ka zbritur në vendin e dytë, me 28 gazetarë në burg.

Egjipti, Eritrea dhe Etiopia pasojnë Kinën.

“Gazetarët që punjnë për të mbledhur dhe shpërndarë informacione, kryejnë shërbim publik dhe të drejtat e tyre janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar”, tha drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon.

“Është tronditëse që kaq shumë qeveri shkelin angazhimet e tyre ndërkombëtare, duke burgosur gazetarë dhe duke shtypur lirinë e shprehjes”, shtoi ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...