13 Dhjetor 2016 - 08:55
Ban u bëri thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, për të mbrojtur civilët.
Një këshilltar humanitar I OKB-së Jan Egeland më parë tha se Siria dhe Rusia ishin "të përgjegjshme" për çdo mizori të kryer nga milicitë pro-qeveritare, shkruan BBC, transmeton KP.
Rebelët brenda Aleppos janë në prag të humbjes pas fitoreve të ushtrisë siriane.
Në një deklaratë, zëdhënësi Ban, Stephane Dujarriç tha se "Sekretari i Përgjithshëm është i alarmuar mbi raportet kundër mizorive ndaj një numri të madh të civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në orët e fundit në Aleppo", transmeton KosovaPress.
"Duke theksuar se Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje t'i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte, sekretari i përgjithshëm ka përcjellë shqetësimin e tij të madh për palët përkatëse”, thuhet në deklaratë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...