Vuçiq mban fjalën, lë Brukselin pasi Kroacia s’tërhiqet nga Kapitulli 26

12 Dhjetor 2016 - 22:29      

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se sonte do ta lë Brukselin për t’u kthyer në Beograd, pasi Kroacia ka bllokuar hapjen e Kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Vuçiq e konfirmoi vendimin e tij pas takimit që zhvilloi me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Kryeministri serb gjatë ditës kishte njoftuar se nëse Kroacia nuk heq dorë nga bllokimi i Kapitullit 26, ai nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm ndërqeveritar në Bruksel.

Protesta e Vuçiqit, koincidon me vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që po zhvillon në Beograd, ku edhe ka njoftuar mbështetjen ruse për Serbinë, si në aspektin ushtarak, deri në atë që garanton mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë.

Rusia është kundër integrimit të Serbisë në BE dhe në NATO, pasi i konvenon një Serbi e kontrolluar nga Kremlini.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...