Në Francë grabiten 70 kilogramë ar

12 Dhjetor 2016 - 16:09      

Një grup agresorësh të armatosur janë në arrati, pasi grabitën të paktën 70 kilogramë ari nga një furgon i blinduar në Francë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Lion në autostradën A6 dhe u përshkrua si një skenë filmi hollivudian nga dëshmitarë okularë dhe rojet e sigurisë së furgonit të kompanisë “Loomis”.

Mediet franceze shkruajnë se, të paktën 3 agresorë të armatosur përdorën dy makina për t’i bllokuar rrugën furgonit të blinduar në një dalje të autostradës.

Pasi furgoni u ndal, grabitësit sulmuan me shpejtësi rojet e sigurisë, të cilët më tej i lidhën i vendosën në pjesën e pasme të furgonit. Më pas, grabitësit u zhdukën me të paktën 70 kg ar, në një vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Para se të largoheshin nga vendngjarja, ata dogjën një prej makinave të tyre dhe zjarri u përhap duke djegur edhe makina të tjera aty pranë. Makina e arratisë u gjet gjithashtu e djegur larg vendngjarjes.

Autoritetet franceze nuk dhanë detaje për ngjarjen, por u mjaftuan duke deklaruar se kanë nisur hetimet. Mediet franceze, ndërkohë, raportojnë se autoritetet nuk kanë të dhëna për grabitësit, që duket se janë larguar pa lënë asgjë gjurmë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...