Foto: Koha

Një marrëveshje e re rrit çmimet e naftës në tregun botëror

12 Dhjetor 2016 - 08:31      

Çmimet e naftës janë rritur në tregun botëror pas marrëveshjes në mes të Rusisë dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) përmes së cilës ato kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, me qëllim që të zvogëlojnë sasitë e mëdha të mbetura të naftës.

Këto rezerva fajësohen për uljen e çmimit të naftës.

“OPEC dhe shtetet që nuk janë pjesë e OPEC-të duke e nënshkruar marrëveshjen për ndalimin e prodhimit përgjatë fundjavës janë arsyeja e qartë e rritjes së çmimeve”, ka thënë analisti i lartë i organizatës, OANDA-s, Jefrrey Halley.

Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysmë milioni fuçi në ditë.

Kjo marrëveshje shënon herën e parë prej vitit 2001 kur shtetet që nuk janë pjesë e organizatës në fjalë pajtohen për uljen e prodhimit.

Udhëheqësi saudit i OPEC-ut, gjithashtu ka njoftuar gjatë fundjavës se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Me gjithë rritjen e çmimeve, ato mbesin përgjysmë më të vogla se sa shifrat me të cilat shitej nafta në mesin e vitit 2014. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...