11 Dhjetor 2016 - 21:59
Siç njoftoi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski në konferencën e parë për mediat pas përfundimit të procesit, në faqen e internetit të KSHZ-së kanë filluar të publikohen rezultatet e para preliminare.
“Nga shkaku i transparencës së plotë të mbledhjes së rezultateve të njëjtat do të publikohen ashtu siç mbërrijnë nga vendvotimet tek Komisionet Komunale Zgjedhore. Të gjitha rezultatet do të jenë të verifikuara nga KSHZ pas marrjes së procesverbaleve zyrtare të rezultateve”, tha Çiçakovski, sipas të cilit, afati prej pesë orësh për dorëzimin e procesverbaleve në KKZ do të bëjë që pasqyra e plotë të fitohet në mesnatë.
Kryetari i KSHZ-së nuk shpalosi të dhëna për daljen e votuesve sepse siç tha kjo do të bëhet pasi të merren të gjitha rezultatet nga vendvotimet.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...