Foto ilustrim

VMRO-DPMNE thotë se Maqedonia votoi për të dalë nga kriza që e futi LSDM-ja

11 Dhjetor 2016 - 20:26      

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Ivo Kotevski, pas përfundimit të votimeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, deklaroi se sot Republika e Maqedonisë tregoi se është vend demokratik.

“Sot qytetarët e Maqedonisë në mënyrë të qetë, të bashkuar, demokratike, si dhe në mënyrë masovike dolën të votojnë për të treguar se duan t’i japin fund krizës dyvjeçare me të cilën Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) e përfshiu vendin”, u shpreh Kotevski.

Ai shtoi se më e rëndësishme është ajo që zgjedhjet përfunduan në një atmosferë të qetë, fer dhe demokratike, pa asnjë incident serioz.
“Qytetarët në mënyrë të lirë dhe demokratike votuan për ofertën për të cilën mendojnë se do t’u sigurojë një të ardhme me më shumë prosperitet”, shtoi ai, përcjell ksp.

Shoqëritë civile që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve informuan për disa incidente gjatë procesit zgjedhor, mirëpo KSHZ këto incidente i vlerëson të vogla dhe që nuk kanë shkaktuar pengesë në procesin zgjedhor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...