Trump: Raporti i CIA-s është qesharak

11 Dhjetor 2016 - 17:04      

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, e ka quajtur "qesharak" vlerësimin e CIA-s, se hakerët rusë janë përpjekur për të ndikuar në rezultatet zgjedhore në favor të tij.

Ai i tha Fox News se demokratët janë duke i publikuar këto raporte për shkak të turpërimit që kanë ndjerë për humbjen në zgjedhje.

Të premten, zyrtarët e CIA-s i thanë medieve amerikane se kishin arritur në përfundimin se hakerët rusë ishin duke u përpjekur për të ndihmuar Trump.

Zyrtarët rusë kanë mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat.

Presidenti Barack Obama, ka urdhëruar një rishikim të plotë të sulmeve kibernetike , të cilat në shënjestër kishin e-mailet e kandidates së Partinë Demokratike për president, Hillary Clinton.

Senatori republikan John McCain, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha në një deklaratë të përbashkët të dielën me zyrtarët e lartë të demokratëve se raporti i CIA-s "duhet të alarmojë çdo amerikan".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...