Ivanov pret zgjedhje të qeta dhe demokratike

11 Dhjetor 2016 - 13:43      

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të votuar në Shkup, deklaroi se pret zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Njëjtë sikur qytetarët e Maqedonisë, edhe unë pres që dita e sotme të kalojë në atmosferë të qetë dhe demokratike. Sonte të urojmë fituesit ndërsa humbësit të pranojnë legjitimitetin e fituesve”, deklaroi Ivanov.

Pritjet e presidentit janë që në kohë sa më të shpejtë të bëhet konstituimi i Parlamentit në mënyrë që të zgjidhet qeveria e cila do të realizojë premtimet nga fushata parazgjedhore.

“Presim dalje nga kriza dhe t'u përkushtohemi qëllimeve tona strategjike në mënyrë që të kthejmë në vendin e saj agjendën euroatlantike dhe e njëjta të jetë prioritet i shtetit”, tha Ivanov, sipas të cilit, vendi ka nevojë për institucione të cilat do të punojnë me kapacitet të plotë nga shkaku i sfidave me të cilat përballet rajoni më i gjerë.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...