Kryeministër i mundshëm italian, ish-gazetari e ministri Gentiloni

11 Dhjetor 2016 - 12:52      

Presidenti italian Sergio Mattarella ka thirru ministrin e Jashtëm Paolo Gentiloni në Presidencë sot, gjë që i bie, sipas Reuters, se presidenti ka ndarë mendjen për kryeministrin e ri.

Ai ka zgjedhur Gentilonin për të formuar kabinetin e ri qeveritar të Italisë, pas dorëheqjes së Matteo Renzit, pasi humbi kauzën e tij në referendum për reformën në kushtetutë.

Gentiloni, sipas Reuters, është zgjedhur për të formuar qeverinë dhe prej sot pasdite do të fillojë të komunikojë me forcat politike për të formuar qeverinë e re.

Paolo Gentiloni është 62-vjeçar dhe më parë ka punuar si gazetar dhe ka qenë përkrahës i Renzit. Ai njihet si njohës i mirë proceseve politike në Itali.

Nuk dihet nëse ai mund të krijojë qeverinë e re, edhe pse si Parti Demokratike kanë shumicën në dy dhomat e Parlamentit, pasi Italia njihet për jo-stabilitet qeveritar ngaqë në 70 vjetët e fundit ka pasur 63 qeveri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...