Stuhia dimërore në New York, një i vdekur

10 Dhjetor 2016 - 23:08      

Një person humbi jetën në New York nga stuhia dimërore që hodhi 43 centimetra borë e detyroi autoritetet të nxjerrin një paralajmërim nga thellimi në disa pjesë të këtij shteti.

Viktima kishte humbur kontrollin e automjetit të tij e është përplasur me një kamion që vinte përballe. Shoferi i kamionit ka shpëtuar nga incidenti vetëm me disa lëndime të lehta.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani ku drejtuesit e makinave kanë vështirësi në lëvizje edhe prej akullit, transmeton tch. Ekspertët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e gjysmës veriore të Shteteve të Bashkuara mund të bëjë llogaritë me ngricat që parashikohet të jenë të ngjashme me situatën e rrezikshme të krijuar në vend nga fronti polar i vitit 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...