Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

10 Dhjetor 2016 - 22:15      

Gjendja e jashtëzakonshme që është vendosur në Francë pas sulmeve terroriste në Paris, duhet të zgjatet sërish, për të mbrojtur zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka thënë kryeministri francez, Bernard Cazeneuve.

Ai ka thënë se do të kërkojë që gjendja e jashtëzakonshme të zgjatet deri më 15 korrik, duke mbuluar si zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe ato parlamentare që zhvillohen nga prilli deri në korrik, si dhe Ditën e Bastilles që shënohet më 14 korrik.

Parlamenti i Francës të martën pritet ta miratojë këtë propozim të kryeministrit. Kjo do të ishte zgjatja e pestë e gjendjes së jashtëzakonshme, që prej kur u shpall për herë të parë pas sulmeve të 13 nëntorit të vitit të kaluar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...